E konceptuar si një festival pesëditor, i cili synon të krijojë një hapësirë të gjallë takimi dhe dialogu ndërkulturor, ku folklori shqiptar dhe ai ndërkombëtar ndërthuren përmes muzikës, valleve, kostumeve popullore dhe traditave të trashëguara ndër breza. Nuk është vetëm një seri shfaqjesh artistike, por një platformë e hapur për shkëmbim kulturor, edukim dhe përfshirje aktive të komunitetit, me fokus të veçantë te të rinjtë. Vendosja e aktivitetit në hapësira publike si Amfiteatri i Liqenit Artificial dhe sheshet kryesore të qytetit e bën festivalin gjithëpërfshirës dhe të aksesueshëm për qytetarët dhe turistët. Objektivat kryesore përfshijnë promovimin e vlerave kulturore të vendeve pjesëmarrëse, forcimin e bashkëpunimit institucional dhe rritjen e angazhimit të të rinjve në artin tradicional. Festivali synon gjithashtu pozicionimin e Tiranës si një destinacion kulturor tërheqës në kalendarin veror rajonal. Grupet e synuara përfshijnë publikun vendas dhe të huaj, të rinjtë 15–29 vjeç dhe artizanët lokalë, duke lidhur trashëgiminë kulturore me ekonominë lokale. Zbatimi i projektit përfshin performanca artistike, programe edukative, aktivitete ndërkulturore, vizita turistike dhe një strategji të strukturuar komunikimi.
Amfiteatri i Liqenit Artificial|
14 – 15 – 16 Korrik 2026, Ora 20:30