Kërko

Trashëgimia që jeton: edukimi i të rinjve përmes zanateve tradicionale

Synon edukimin dhe fuqizimin e të rinjve nga zonat rurale përmes përfshirjes aktive në trashëgiminë kulturore jomateriale dhe zanatet tradicionale. Në bashkëpunim me shkollat e Mesme Mjedë dhe Vau Dejës, 50 nxënës 15–18 vjeç do të trajnohen nga artizanë të certifikuar përmes mësimit praktik dhe krijimit artizanal. Projekt-propozimi do të përfundojë me realizimin e veshjeve tradicionale dhe një ekspozitë/sfilatë publike, duke rritur ndërgjegjësimin kulturor dhe lidhjen ndërbreznore mes të rinjve dhe artizanëve lokalë.

Vau i Dejës
20 Korrik, Ora 10:00