Pyetje të Shpeshta mbi të Drejtën e Autorit
Ky seksion synon të informojë qytetarët mbi të drejtën e autorit, duke dhënë informacion të qartë dhe të saktë për grupe të ndryshme interesi, përfshirë mësuesit dhe studentët.
1. A lejohet përdorimi i përmbajtjes së mbrojtur me të drejtë autori në arsimin?
Përdorimi i krijimeve të mbrojtura është i ligjshëm në kontekst arsimor nëse respektohen disa kushte ligjore, si natyra e përdorimit, sasia e kopjuar dhe ndikimi në vlerën tregtare të veprës.
Përdorime që konsiderohen shkelje:
- Kopjimi i veprës;
- Vendosja e kopjeve në dispozicion të publikut;
- Komunikimi në publik;
- Krijimi i veprave të prejardhura;
- Posedimi i kopjes pa leje;
- Shitja, shpërndarja ose importi i kopjeve;
- Ekspozimi i veprave pa autorizim.
2. Cilat krijime nuk mbrohen nga e drejta e autorit?
Sipas Ligjit nr. 35/2016, neni 12, nuk mbrohen:
- Idetë, teoritë, konceptet dhe zbulimet
- Shpikjet, aktet ligjore, administrative dhe gjyqësore
- Simbolet zyrtare të shtetit dhe organizatave publike (flamuri, vula, medaljet, etj.)
- Mjetet e pagesës
- Lajmet dhe informacioni i thjeshtë
- Të dhënat dhe faktet e thjeshta
3. Cilat vepra mbrohen nga e drejta e autorit?
Sipas Ligjit nr. 35/2016, neni 8, mbrohen:
- Krijimet e fjalës (shkrime, leksione, predikime, fjalime, programet kompjuterike)
- Veprat dramatike dhe dramatiko-muzikore
- Kompozimet muzikore me ose pa tekst
- Krijimet koreografike dhe pantomimat
- Krijimet audiovizuale (filma, veprat radiofonike)
- Artet pamore (pikturë, skulpturë, grafikë, art dekorativ)
- Arkitektura dhe projektet arkitekturore
- Fotografia dhe veprat e ngjashme
- Veprat e arteve të aplikuara dhe ilustrimet
- Krijimet shkencore dhe hartografike
4. Elementët e kontratës së botimit
Sipas Ligjit nr. 35/2016, neni 60, një kontratë botimi duhet të përfshijë:
- Afati i dorëzimit të dorëshkrimit nga autori
- Afati i publikimit dhe shpërndarjes nga botuesi
- Numri i kopjeve të autorizuara
- Afati për botimin e tirazheve të ardhshme
- Pronësia e dorëshkrimit dhe materialeve
- Pamja dhe dizajni i veprës
- Forma ekskluzive ose joekskluzive dhe territori i kontratës
- Procedurat e kontrollit të tirazhit
5. A mbrohen programet kompjuterike?
Po. Sipas nenit 88 të Ligjit nr. 35/2016, programet kompjuterike mbrohen si veprë e fjalës nëse janë krijim origjinal individual. Ky term përfshin programet e aplikimit, sistemet operative dhe materialet përgatitore. Idetë dhe parimet e programit nuk mbrohen.
6. Bashkautorët e veprës audiovizuale
Sipas nenit 97, bashkautorët mund të jenë:
- Regjisori kryesor
- Skenaristi
- Autori i dialogëve
- Kompozitori i muzikës për veprën
- Autori i përshtatjes së veprës
- Drejtori i fotografisë
7. Tarifat për shërbimet e Drejtorisë për të Drejtat e Autorit
Tarifat janë të përcaktuara me Vendimin nr. 33, datë 18.01.2017, “Miratimi i tarifave për shërbimet e ofruara nga Drejtoria për të Drejtat e Autorit”.