Kërko

Më ço në fshatin tënd!

Synon ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore të zonës së Dropullit përmes aktiviteteve që angazhojnë komunitetin lokal dhe turistët. Qasja novatore e këtij edicioni përfshin integrimin e teknologjisë për dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë, përmes krijimit të një platforme digjitale që ofron akses për studiues, turistë dhe komunitet. Aktivitetet kryesore përfshijnë atelie krijuese për rinovimin e kostumeve tradicionale, organizimin e festivaleve dhe ekspozitave kulturore, si dhe punëtori për vallëzimet dhe këngët polifonike. Partneriteti me Bashkinë Dropull, shkollat, muzeumet dhe artizanët lokalë do të sigurojë zbatimin cilësor dhe qëndrueshmërinë e projektit. Ka si qëllim të forcojë lidhjet ndërbreznore, të edukojë të rinjtë për vlerat e kulturës lokale dhe të kontribuojë në zhvillimin e turizmit kulturor si faktor ekonomik për rajonin.

Derviçan
11 Korrik, Ora 19:30