Kërko

“TKOB On TourKoncert vokalNata e muzikes shqiptare ne Ulqin”

Në kuadër të programit TKOB ON TOUR, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor sjell në Ulqin një mbrëmje të veçantë artistike kushtuar pasurisë së muzikës shqiptare. “Nata e Muzikës Shqiptare” do të përcjellë tek publiku emocionet dhe vlerat e këngës shqiptare përmes interpretimeve vokale të artistëve të TKOB-së.
Ky koncert është një festë e identitetit kulturor dhe traditës muzikore kombëtare, ku meloditë më të dashura shqiptare do të marrin jetë në një atmosferë të ngrohtë dhe festive. Një mbrëmje që bashkon publikun përtej kufijve, duke promovuar trashëgiminë artistike shqiptare dhe lidhjet kulturore mes komuniteteve shqiptare në rajon.

Ulqin
20 Korrik, Ora 20:00