Shfaqje për fëmijë, me ide dhe regji nga Semela Skënderasi
Regjia : Semela Skenderi
Skenografia : Beqo Nanaj
Kostumografia : Sofi Kara
Interpretojnë: Mariel Brahimllari, Fabion Hoxhallari , Semela Skënderasi.
Është një shfaqje dansi bashkëkohor e konceptuar si një lojë. Me anë të gjuhës së trupit, muzikës dhe bashkëbisedimit verbal ajo krijon një performancë interaktive dhe gjithëpërfshirëse për fëmijët e moshës 3 – 10 vjeç. Tre kërcimtarë krijojnë rregulla në kohë reale dhe humori lind nga harrimi i rregullave, korrigjimi i njëri-tjetrit apo reagimet e tepruara ndaj gabimeve. Një kërcimtar bëhet “polici i rregullave”, duke e bërë situatën edhe më komike për fëmijët.
7 Korrik, Ora 10:30
Qendra Kulturore, Lezhë
8 Korrik, Ora 10:30
Teatri Migjeni Shkodër