Titulli:
THIRRJA PËR PROJEKT PROPOZIME PËR NGJARJE KULTURORE DHE TURISTIKE
Festivale • Evente • Promovimi i Shqipërisë Turistike
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (MTKS) shpall thirrjen publike për mbështetje financiare me fonde publike për projekt-propozime në fushën e kulturës dhe turizmit, që do të zhvillohen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë gjatë vitit 2026.
Mbështeten ngjarjet kulturore dhe turistike që kontribuojnë në:
- zhvillimin e turizmit kulturor dhe kreativ,
- promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik,
- forcimin e industrisë kreative dhe ekonomisë kulturore,
- përfshirjen e komuniteteve dhe edukimin kulturor.
Prioritetet kryesore:
Projektet duhet të adresojnë një ose më shumë nga prioritetet e mëposhtme:
- Zhvillimi i turizmit kulturor dhe kreativ përmes festivaleve dhe eventeve cilësore.
- Fuqizimi i krijimtarisë artistike dhe përfshirja e talenteve të reja.
- Ndërkombëtarëzimi i ngjarjeve dhe rritja e vizibilitetit turistik të Shqipërisë.
- Zhvillimi i industrisë kreative dhe ekonomisë kulturore si motor i turizmit.
- Edukimi kulturor, përfshirja sociale dhe turizmi i qëndrueshëm.
- Zgjatja e sezonit turistik dhe zhvillimi territorial i qëndrueshëm.
- Promovimi i identitetit kulturor shqiptar dhe i produkteve origjinale vendase.
Kategoritë e mbështetjes:
Thirrja ndahet në 3 kategori:
Kategoria I – Ngjarje turistike të mëdha me profil të lartë promovues
Ngjarje kombëtare ose ndërkombëtare me audiencë të gjerë, ndikim të matshëm turistik dhe shtrirje disa-ditore.
Grant: nga 3,000,000 lekë e lart.
Kategoria II – Ngjarje kulturore e turistike për zhvillimin lokal
Evente me ndikim në qytete apo zona specifike, që promovojnë artin dhe turizmin lokal.
Grant: 1,000,000 – 3,000,000 lekë.
Kategoria III – Aktivitete kulturore e turistike për komunitetin
Aktivitete lokale, me fokus komunitetin, grupet e interesit dhe talentet e reja.
Grant: 500,000 – 1,000,000 lekë.
Fondi total:
190,000,000 lekë në total për vitin 2026.
Kush mund të aplikojë?
- Organizata jofitimprurëse
- Persona fizikë (vetëm për Kategorinë III)
- Persona juridikë (për projekte në fushën e turizmit)
Aplikantët duhet të jenë të regjistruar dhe aktivë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Afatet kryesore:
- Hapja e thirrjes: 16 janar 2026
- Afati i fundit i aplikimit: 10 shkurt 2026, ora 16:30
- Shpallja e fituesve: 5 mars 2026
- Zbatimi i projekteve: mars – dhjetor 2026
Dokumentacioni:
- Udhëzuesi dhe Prioritetet për Thirrjen 2026
- Formulari i Aplikimit 2026 (Shtojca 2)
- Formulari i Projekt-Buxhetit 2026 (Shtojca 3)
- Formulari i Aktiviteteve 2026 (Shtojca 4)
- Deklarata e Financimit të Dyfishtë (Shtojca 5)
- Deklarata e Konfliktit të Interesit (Shtojca 6)
- Deklarata e të Drejtës së Autorit (Shtojca 7)
- Lista e dokumentave shoqëruese në fushën e kulturës (në varësi të fushës së aplikimit)
- Lista e dokumentacionit shoqerues ne fushen e turizmit (në varësi të fushës së aplikimit)
Si dorëzohet aplikimi?
- 1 kopje fizike, me subjekt: Thirrje 2026 / fusha e aplikimit / kategoria
- Dorëzim personalisht ose me postë zyrtare
Adresa:
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (MTKS)
Rruga “Aleksandër Moisiu”, ish-Kinostudio, nr. 36, Tiranë, Shqipëri.
Informacion & sqarime
Pyetjet dërgohen në [email protected] deri më 30 janar 2026. Përgjigjet jepen me shkrim ose publikohen në faqen zyrtare të MTKS.
