Kërko

Na ishte njëherë

2 Prill, Ora 11:00


Më datë 2 prill, në ambientet e Tirana Moons (Sheshi Italia), në kuadër të programit ” Edukimi Përmes Kulturës” do të zhvillohet një aktivitet kulturor-edukativ “ Na ishte njëherë”  i organizuar nga QKVT në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Agjencinë e Industrisë Kreative.
Aktore, artistë, studiues etj. do të lexojnë ose interpretojnë përalla të moçme, legjenda dhe mite për fëmijët dhe pjesëmarresit.
Aktiviteti synon të rivlerësojë traditën gojore si një nga shtyllat themelore të trashëgimisë kulturore jomateriale, duke e sjellë atë në hapësira publike dhe duke e kthyer rrëfimin në një përvojë të përbashkët komunitare.
Përmes këtij organizimi, synohet të forcohet lidhja ndërbrezore dhe të promovohet rëndësia e ruajtjes dhe transmetimit të vlerave kulturore në mënyrë të natyrshme dhe të gjallë.


Në ambientete Tirana Moons (Sheshi Italia) ose në nje ambient tjeter të hapur të Tiranës.”