Kërko

MIK Festival

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të ndërtojë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të ndërsjellë me audiencën, duke u pozicionuar si një platformë dinamike komunikimi kulturor dhe artistik. Ai realizon produksione ekskluzive muzikore dhe skenike me artistë vendas e ndërkombëtarë, promovon kulturën kombëtare në kontekst historik dhe bashkëkohor, sjell trende ndërkombëtare për publikun vendas dhe mbështet krijimtarinë e re artistike. Gjithashtu, festivali fuqizon krijuesit e rinj përmes mundësive konkrete për zhvillim profesional dhe kontribuon në forcimin e turizmit kulturor, duke promovuar Korçën si destinacion me rëndësi artistike dhe ndikim ekonomik.

MIK Festival – Trio Jazz Manouche
Hani i pazarit, Korçë
9 Korrik, Ora 20:00

MIK Festival – “Mes Tingujve të Kinematografisë”
Teatri Andon Zako Çajupi, Korçë
10 Korrik, Ora 20:00

MIK Festival – Moonlight Gala
Poli i Jugut Drenovë, Korçë
11 Korrik, Ora 20:30

MIK Festival – Ku bashkohet shpirti dhe muzika
Hoçisht, Korçë
12 Korrik, Ora 11:00

MIK Festival – Retro pasion
Parku Rinia, Korçë
12 Korrik, Ora 21:00