Projekti synon të krijojë një urë lidhëse mes artit, turizmit dhe teknologjisë si dhe edukimit përmes përdorimit të printimit 3D, me përfshirjen aktive të fëmijëve me qëllim promovimin e e Shqipërisë, si një destinacion që ndërthur kreativitetin, kujdesin mjedisor dhe identitetin kulturor. Përmes aktiviteteve synohet përfshirja dhe angazhimi i fëmijëve të grupmoshës 5 – 13 vjeç, në krijimin e objekteve turistike përmes teknologjisë 3D, me plastikë të ricikluar. Përmes këtyre aktiviteteve synohet nxitja e ndjeshmërisë ndaj mjedisit, zhvillimi i aftësive kreative dhe teknologjike si dhe fuqizimi i lidhjes së brezit të ti me trashëgiminë kulturore dhe potencialin e saj promovues. Projekti do të kulmojë me dy aktivitete kryesore: një punëtori 3 ditore me fëmijë për prodhimin e objekteve turistike me printera 3D si dhe një ekspozitë disa ditore për ekspozimin e punimeve.
Berk
9 Korrik, Ora 18:00