Kërko

“Lin në Akuarel”

Projekti synon të nxisë krijimtarinë artistike në teknikën e akuarelit dhe të promovojë vlerat kulturore, historike dhe natyrore të rajonit përmes një platforme të strukturuar artistike dhe kulturore në qytetin e Pogradecit, duke angazhuar mbi 150 vepra akuareli dhe rreth 20 artistë vendas dhe ndërkombëtarë. Ai ka për qëllim të pasurojë jetën kulturore dhe artistike të qytetit, të zhvillojë shijen estetike të publikut dhe të forcojëlidhjen mes komunitetit dhe artit pamor, duke krijuar një traditë të qëndrueshme artistike dhe duke rritur vizibilitetin e Pogradecit në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

“Lin në Akuarel” – Ekspozita ndërkombëtare inaugurale
Galeria e Artit, Pogradec
27 Qershor, Ora 19:00

“Lin në Akuarel” – Kolonia artistike ndërkombëtare
Hotel “Kukësi”/ Qendër Fashti Lin
27 Qershor, Ora 10:00 – 18:00

“Lin në Akuarel” – Kolonia artistike ndërkombëtare
Plein air Drilon / Workshop Galeria e Qytetit, Pogradec
28 Qershor, Ora 10:00 – 18:00

“Lin në Akuarel” – Kolonia artistike ndërkombëtare
Galeria e Arteve, Pogradec
29 Qershor, Ora 10:00 – 18:00

“Lin në Akuarel” – Workshop
Shëtitorja buzë liqenit & Galeria e Artit, Pogradec
28 – 30 Qershor, Ora 17:00