Synon përfshirjen e brezave të rinj në aktivitete kulturore dhe edukative, duke rritur ndërgjegjësimin për trashëgiminë kulturore dhe mjedisore të zonës së Vjosës. Festivali “Jehona e Vjosës” ka si qëllim të shërbejë si platformë bashkëpunimi për grupet polifonike dhe artistike nga Shqipëria dhe më gjerë, duke ruajtur dhe promovuar folklorin si trashëgimi e gjallë. Qasja novatore ndërthur kulturën, mjedisin dhe turizmin, duke e pozicionuar folklorin si mjet për identitet territorial dhe zhvillim të qëndrueshëm lokal. Fokusi kryesor është ruajtja dhe rigjallërimi i trashëgimisë folklorike, përfshirja e të rinjve dhe gjallërimi i jetës kulturore, sociale dhe turistike të zonës. Objektivat përfshijnë angazhimin e 25–30 grupeve folklorike, rritjen e pjesëmarrjes publike dhe promovimin e vlerave natyrore të Parkut Kombëtar të Lumit Vjosë dhe Rezervatit të Biosferës UNESCO. Synon përfshirje të komuniteteve lokale, grupet artistike, bizneset dhe turistët, duke gjeneruar përfitime kulturore, sociale dhe ekonomike.
Memaliaj
26 – 27 Qershor