Kërko

Konferencë shkencore”Kasëm Trebeshina: Vepra dhe personaliteti në kontekstin e letërsisë shqipe”

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Kasëm Trebeshinës (1926–2026), konferenca synon të sjellë në vëmendje veprën, personalitetin dhe kontributin e tij në letërsinë shqipe. Përmes qasjeve ndërdisiplinore, ajo synon të nxisë diskutime shkencore mbi krijimtarinë, mendimin estetik, kontekstin historik dhe kulturor, si dhe vendin që zë Trebeshina në historinë e letërsisë shqiptare.

BKSH, Tiranë
15 Korrik