Synon promovimin e vlerave dhe trashëgimisë kulturore të Lunxhërisë përmes festivalit “Lirika në Divanin Lunxhot” dhe aktiviteteve të lidhura, si parada kostumesh, panairi kulinar, botimi i gazetës “Divani Lunxhot” dhe aktivitetet përkujtimore për patriotët rilindas. Organizimi në fshatrat Erind dhe Kakoz do u mundësojë pjesëmarrësve, artistëve dhe turistëve të njohin nga afër traditat, polifoninë, kulinarinë dhe atraksionet natyrore të zonës, duke ruajtur dhe transmetuar vlerat më të mira të trashëgimisë kulturore.
28 Gusht, Ora 19:00
29 Gusht, Ora 19:00