Kërko

 Takim Brezash

Projekti “Takim Brezash” synon organizimin dhe zhvillimin e një feste tradicionale komunitare në fshatin Nepravishtë, me fokus në ruajtjen, rigjallërimin dhe transmetimin e trashëgimisë kulturore jomateriale. Në qendër të projektit është përfshirja aktive e fëmijëve dhe të rinjve, të cilët angazhohen në krijimin e një grupi artistik me elemente të polifonisë, këngës dhe valleve tradicionale. Aktivitetet përfshijnë identifikimin dhe përzgjedhjen e pjesëmarrësve, organizimin e provave dhe përgatitjen e performancave publike. Projekti parashikon gjithashtu organizimin e një festivali polifonik me pjesëmarrjen e grupeve lokale, si dhe një mbrëmje festive me këngëtarë dhe orkestër popullore. Përfshirja e grave dhe nënave kontribuon në promovimin e traditës kulinare përmes gatimeve tradicionale. Koordinimi, monitorimi dhe dokumentimi sigurojnë zbatim cilësor dhe transparencë. Projekti synon forcimin e identitetit lokal, bashkëpunimit ndërbrezor dhe kohezionit social në komunitet.

Nepavishtë,
17 Gusht, Ora 20:00