2 Prill, Ora 20:00
3 Prill, Ora 20:00
4 Prill, Ora 20:00
5 Prill, Ora 20:00
9 Prill, Ora 20:00
10 Prill, Ora 20:00
11 Prill, Ora 20:00
12 Prill, Ora 20:00
16 Prill, Ora 20:00
17 Prill, Ora 20:00
18 Prill, Ora 20:00
19 Prill, Ora 20:00
Në një botë ku koha shtrihet nga miti deri në të tashmen, “Të bijtë e Adamit” ndjek udhëtimin e Kainit dhe Abelit, dy vëllezër që mishërojnë luftën e përjetshme midis dashurisë dhe zilisë, pafajësisë dhe mëkatit. Përreth tyre qëndrojnë Adami, Eva, Lilithi, Engjëlli dhe Luciferi, figura që nuk përfaqësojnë të mirën apo të keqen, por dy forca të brendshme që e ndajnë njeriun nga uni.
Në këtë univers poetik, kori prej tre balerinësh dhe dy këngëtarësh lirikë shërben si ndërmjetës midis botës hyjnore dhe asaj njerëzore, duke udhëhequr ndërrimet e
skenave, duke ritur intensitetin emocional dhe duke marrë herë rolin e dëshmitarëve, herë të kafshëve, barinjve apo hijeve të ndërgjegjes njerëzore.
Shfaqja ndërtohet si një ritual mbi fajin, dashurinë dhe vetëdijen, ku çdo trup dhe çdo zë kërkon të kuptojë pyetjen themelore:
“Çfarë është njeriu për njeriun?”
Salla 150, Arturbina