Kërko

Dritëza

4 Prill, Ora 10:30
5 Prill, Ora 10:30
9 Prill, Ora 10:30
10  Prill, Ora 10:30
11  Prill, Ora 10:30
12  Prill, Ora 10:30
16 Prill, Ora 10:30
17 Prill, Ora 10:30
18 Prill, Ora 10:30
19 Prill, Ora 10:30
23 Prill, Ora 10:30
24  Prill, Ora 10:30
25 Prill, Ora 10:30
26 Prill, Ora 10:30

“Shfaqje për fëmijë dhe jo vetëm, me ide dhe regji nga Endri Çela
“Dritëza” është një shfaqje pa tekst, e ndërtuar përmes etydeve, lëvizjes dhe marrëdhënies që aktori krijon me dritën në skenë.
Shfaqja rrëfen udhëtimin fëmijës që nga lindja deri në momentin kur është gati të ecë i pavarur.
Në një hapësirë të errët dhe poetike, drita shndërrohet në marrëdhënie, lojë dhe udhërrëfyes. Një dritë e ngrohtë përfaqëson prindin, sigurinë dhe mbështetjen e parë të fëmijës, ndërsa dritat e tjera, më të vogla dhe më të paparashikueshme, shfaqin botën e vëllezërve, miqësisë, shoqërisë dhe përvojës. Fëmija eksploron, gabon, kthehet dhe mëson përmes lidhjes që krijon me këto drita.
Me kalimin e kohës, dritat e jashtme zbehen dhe largohen, duke e lënë fëmijën vetëm në errësirë. Pikërisht aty, ai zbulon një dritë të vogël brenda zemrës së tij. Kjo dritë rritet dhe bëhet forca që e udhëheq përpara, i sigurt dhe i pavarur.
“Dritëza” është një ftesë për fëmijët që të besojnë në dritën e tyre të brendshme.”

Salla 150, Arturbina