Kërko

Shqipëria në Fitur Madrid 2025

Shqipëria mori pjesë në Fitur 2025 në Madrid me konceptin “Albania All Senses”, duke prezantuar një stendë të fokusuar tek përvojat, ndjesitë dhe ofertat autentike turistike që vendi ofron.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë edicion theksoi qasjen e zhvillimit të qëndrueshëm, rritjen e interesit nga tregjet ndërkombëtare dhe veçanërisht rritjen e vizitorëve nga Spanja dhe Amerika Latine, me 109 mijë vizitorë spanjollë në vitin 2024, ose 26% më shumë se një vit më parë.

Gjatë datave 22–26 janar, stenda e Shqipërisë u shndërrua në një hapësirë dinamike prezantimesh, demonstrimesh digjitale me inteligjencë artificiale, aplikacionit TEA dhe aktiviteteve gastronomike, duke forcuar pozicionimin e vendit si destinacion në rritje në tregun global.