Kërko

“Zëri im ka vend”

Projekti synon përfshirjen e fëmijëve të moshës 5 – 12 vjeç, përmes artit teatror, duke krijuar hapësira që të shprehin mendimet, emocionet dhe identitetin e tyre në mënyrë të lirë dhe krijuese. Grupet e synuara janë fëmijët e Shtëpisë “Zyber Hallulli”, me synim argëtimin, zhvillimin e aftësive të komunikimit dhe realizimin e një shfaqje artistike teatrore publike. Projekti do të realizohet përmes metodave të teatrit edukativ, punëtori interaktive, lojë skenike, improvizimi, ushtrime fizike dhe vokale si dhe punë në grup.

Teatri Metropol, Tiranë
11 – 12 – 13 Qershor, Ora 19:00