Kërko

Zbulohen dy site me vlera të veçanta arkeologjike në Zagori, Gjirokastër

Zbulohen dy site me vlera të veçanta arkeologjike në Zagori, Gjirokastër, gjatë punimeve në rrugën Çajup–Zagorie, pranë fshatit Sheper, përkatësisht gjurmët e një tempulli antik dhe struktura banimi që datojnë në shek. III–II p.e.s. Gërmimet e shpëtimit pritet të nisin këtë muaj, për të sjellë në dritë një tjetër pasuri që po i shtohet hartës sonë të trashëgimisë kulturore.