30 Janar, Ora 19:00
“Petite Messe Solennelle” është një nga veprat më të rafinuara të periudhës së vonë të Rossinit, ku muzikaliteti i tij operistik ndërthuret me një ndjeshmëri të thellë sakrale. Struktura e veprës mbështetet në kontraste të qarta mes momenteve të qeta dhe meditatives, dhe shpërthimeve harmonike plot dritë. Linjat vokale janë të përpunuara me finesë, tipike për stilin belkantistik të Rossinit, ndërsa koralet krijojnë tekstura të pasura, të balancuara me ngjyrimet intime të pianos dhe harmoniumit. Interpretimi nga Trupa e Korit e TKOB dhe Korit te Filharmonise se Kosoves sjellin në pah elegancën ritmike, pastërtinë e frazimit dhe ndërtimin dinamik të masave korale, duke e kthyer veprën në një udhëtim muzikor ku spiritualiteti dhe virtuoziteti bashkëjetojnë në një harmoni magjepsëse.
DOF
KOSOVË, Prishtinë
