Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOB), në bashkëpunim me RTSH, sjell për publikun një nga kryeveprat më madhështore të muzikës klasike botërore, Simfoninë Nr. 9 të Ludwig van Beethoven. Nën dirigjimin e maestro Facundo Agudin, kjo vepër monumentale do të interpretohet nga artistë dhe muzikantë të shquar, me pjesëmarrjen e solistëve Eva Golemi, Vikena Kamenica, Armando Likaj dhe Klodian Kaçani. Një mbrëmje e veçantë artistike që përcjell mesazhin universal të paqes, vëllazërisë dhe triumfit të shpirtit njerëzor.
Skenë, TKOB
14 Korrik, Ora 20:00