18 Nentor, Ora 10:30
“Qëllimi:
Të sjellim artin pranë të moshuarve përmes një përvoje të drejtpërdrejtë krijuese që nxit kujtesën, emocionet pozitive dhe lidhjen me trashëgiminë artistike kombëtare.
Objektivat
-Të njihen me disa nga veprat përfaqësuese të artit shqiptar.
-Të frymëzohen nga to për të krijuar punime personale.
-Të shprehin kujtime e emocione përmes ngjyrës dhe formës.
-Të rrisin ndjenjën e bashkëpunimit dhe komunitetit përmes artit.
Zhvillimi i aktivitetit
Prezantimi (15–20 min)
-Prezantim i shkurtër nga përfaqësuesit e GKA mbi misionin e Galerisë dhe rëndësinë e fondit artistik.
-Shfaqje e 3–5 veprave të fondit të GKA (me printime): tema të lidhura me jetën, punën, familjen, dashurinë për natyrën, kujtimet.
-Diskutim i hapur me pjesëmarrësit:
-“Çfarë ju kujton kjo pikturë?”
-“Si ishte jeta në ato vite?”
- “Cilat ngjyra do zgjidhnit ju për të treguar historinë tuaj?”
Pjesa krijuese (60 min)
-Secili pjesëmarrës zgjedh një vepër si frymëzim dhe krijon pikturën e tij.
-Stafi i GKA ndihmon në përgatitjen e materialeve dhe ofron udhëzim të lehtë artistik.
-Qëllimi nuk është perfeksioni, por shprehja e kujtimeve personale përmes artit.
Prezantimi i punimeve (20–30 min)
-Çdo pjesëmarrës paraqet punimin e tij, duke ndarë shkurtimisht historinë që e frymëzoi.
-Punimet ekspozohen në një “mini ekspozitë” në muret e qendrës.
Kohëzgjatja
Rreth 2 orë
(20 min prezantim + 60 min pikturim + 20 min ndarje përshtypjesh)
Vendi i zhvillimit
Qendra e të Moshuarve: Qendra Komunitare Multidisiplinare
Materialet e nevojshme
Sigurohen nga GKA:
-Printime me veprat e fondit
-Fleta vizatimi
-Ngjyra uji ose tempera
-Furça, gota uji, kartopeceta
Rezultatet e pritshme
-Të moshuarit afrohen me artin dhe përjetojnë një ditë të mbushur me krijimtari e pozitivitet.
-Promovohet roli social dhe edukativ i Galerisë Kombëtare të Arteve në komunitet.
Qendra e të Moshuarve, “Qendra Komunitare Multidisiplinare”
