28 Nentor, Ora 11:00
29 Nentor, Ora 11:00
Përmbledhje:
Një punëtori krijuese që fton fëmijët të interpretojnë simbolin kombëtar, shqiponjën dhe flamurin përmes imagjinatës dhe lirive artistike personale. Në vend që të kufizohen në ngjyrat tradicionale, ata do të eksplorojnë botën e ngjyrave, motiveve, dhe emocioneve që përfaqësojnë energjinë dhe ëndrrat e tyre.
Qëllimet edukative dhe artistike:
-Të ndërthuret simbolika kombëtare me shprehjen e lirë artistike.
-Të nxisë krijimtarinë individuale dhe fantazinë vizuale të fëmijëve.
-Të zhvillojë aftësitë motorike dhe ndjeshmërinë estetike.
-Të promovojë identitetin kulturor në mënyrë eksperimentale, përmes artit.
Zhvillimi i aktivitetit:
1.Pjesa hyrëse (15 min):
•Prezantim i shkurtër me fëmijët rreth figurës së shqiponjës si simbol i lirisë, forcës dhe krenarisë.
•Diskutim i hapur:
-“Çfarë ju kujton juve shqiponja?”
-“Nëse shqiponja do të kishte ngjyra, cilat do të ishin ato dhe pse?”
-“Si do të dukej shqiponja e ëndrrës suaj?”
2.Procesi krijues (60 min):
•Fëmijët marrin shabllonet e shqiponjës ose e vizatojnë vetë formën bazë.
•Përdorin ngjyra tempera, lapsa, stampime me duar, sfungjerë, apo edhe kolazh me copa letre, etj.
•Mund të krijojnë sfondin me simbole që i përfaqësojnë: dielli, retë, malet, yjet, zemrat, apo figurat gjeometrike.
•Nxitja për të eksperimentuar: “Nuk ka ngjyrë të gabuar për lirinë!”
3.Ekspozimi i punimit (15 min):
•Çdo fëmijë mund të tregojë me pak fjalë se çfarë përfaqëson puna e tij: “Kjo është shqiponja ime që fluturon drejt…”
Kohëzgjatja:
Rreth 90 minuta (në varësi të moshës së fëmijëve dhe numrit të pjesëmarrësve)
Rezultatet e pritshme:
•Fëmijët kuptojnë se simboli kombëtar mund të interpretohet në mënyra të reja dhe të lira.
•Çdo punim është unik, personal dhe plot ngjyra, duke reflektuar forcë e imagjinatë.
Para Galerisë Kombëtare të Arteve
