Kërko

Tirana International Film Festival 2025

Ju prezantojmë imazhin zyrtar të Edicionit të 23-të të Tirana International Film Festival 2025.

Me sloganin tonë historik ‘think different, watch alike’, TIFF i fton të gjithë në një vizion që nxit reflektim, duke na ftuar të shohim përtej dallimeve — e ndoshta të gjejmë të përbashktën aty ku nuk e presim.

Më 21–27 Shtator 2025 në zemër të Tiranës, kinema Millenium, Qendra e Artit AGIMI, Kino Piramida, Librari Babel dhe Vila 31-Art Explora.

Posteri është konceptuar dhe realizuar nga Babak Safari, student i doktoraturës në fushën e Arteve të Bukura dhe Konservimit të Artit në Akademinë Polako-Japoneze të Teknologjisë së Informacionit.

Më shumë informacion rreth seleksionimit zyrtar dhe programit ditor, së shpejti!