Kërko

“Tirana Art Weekend”

27 Nentor, Ora 17:00-22:00
28 Nentor, Ora 17:00-22:00
29 Nentor, Ora 17:00-22:00
30 Nentor, Ora 17:00-22:00

Galerinë Kombëtare të Arteve në Tirana Art Weekend

Rrjeti Shqiptar i Arteve Pamore po organizon për herë të dytë Tirana Art Weekend, i cili do të zhvillohet nga 27 deri më 30 Nëntor 2025.
Për këtë edicion, Rrjeti Shqiptar i Arteve Pamore bashkëpunon me Galerinë Kombëtare të Arteve për të komisionuar një artist bashkëkohor, i/e cili/a do të realizojë një vepër video-art që do të prezantohet si projekcion publik përpara Galerisë Kombëtare të Arteve gjatë datave 27–30 Nëntor 2025.
Pjesë e programit do të jenë edhe dy punëtori për fëmijë, të organizuara nga Drejtoria e Edukimit dhe Ekspozitave e GKA, gjatë datave 28 dhe 29 Nëntor, në qendrën e Tirana Art Weekend.
Tirana Art Weekend bashkon aktorët kryesorë të skenës së pavarur të artit, përfshirë hapësira ekspozimi, organizata kulturore dhe kolektive artistësh vendas, në një program të përbashkët të sinkronizuar me Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, një datë me rëndësi simbolike.
Ngjarja do të prezantojë një program të larmishëm me më shumë se 15 organizata partnere, ku secila do të paraqesë qasjen e saj dhe do të ftojë vizitorë, koleksionistë dhe profesionistë të angazhohen me projekte dhe ekspozita të jashtëzakonshme të artit bashkëkohor. Programi do të theksojë punën e artistëve vendas dhe ndërkombëtarë.
Qendra kryesore e Tirana Art Weekend do të jetë ish-selia e Institutit për Integrimin e Ish-të Përndjekurve Politikë, një vilë e bukur e restauruar nga fillimi i shekullit XX, që përfaqëson një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë arkitekturore të Tiranës. Kjo hapësirë do të mirëpresë iniciativa që nuk kanë një vendndodhje të përhershme ekspozimi ose që veprojnë në qytete të tjera të Shqipërisë, ndërsa galeritë dhe hapësirat e projekteve të Tiranës do të hapin dyert e tyre në mënyrë të koordinuar.
Një numër hapësirash dhe institucionesh të tjera artistike satelit do t’i bashkohen gjithashtu edicionit të këtij viti të Tirana Art Weekend.

Para Galerisë Kombëtare të Arteve