QKKF dhe TEATRI i KUKULLAVE njofton të gjithë krijuesit për hapjen e procedurës së aplikimit për projekte të reja artistike për periudhën Shtator-Dhjetor 2025.
Gjinia e propozuar: MUZIKAL
Mosha e sugjeruar: 5+
Dosja e projektit duhet të përmbajë:
- Skenarin e plotë
- Konceptin regjisorial
- Demo/ linqe ilustruese për bazat muzikore
- Skicat e skenografisë së shfagjes
- Kostumografia
- Preventivi (i ndarë sipas zërave)
- CV e secilit prej krijuesve
VËMENDJE!
- Aplikanti duhet të mbajë përgjegjësi për origjinalitetin e projektit në lidhje me të drejtat e autorit!
- Nese aplikanti nuk plotëson dosjen e plotë sipas kërkesave të mësipërme, aplikimi eshtë i pavlefshëm!
Afatet e dorëzimit të projektit:
23 qershor – 25 Gusht 2025
Projektet mund të dorëzohen në zarf të mbyllur, si dhe në formë elektronike: [email protected]
Për dorëzimin fizik: Nga e mërkura në të premte, ora 10:00-13:00 pranë Recepsionit të Teatrit të Kukullave, Sheshi “Austria, Tiranë”.
Ju presim!
