THIRRJE PËR APLIKIM
Letërsia shqipe për fëmijë, është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë letrare në edukimin e brezave.
Mbështetja e autorëve që e pasurojnë këtë letërsi, është pjesë e rëndësishme e punës sonë, drejt vazhdimësisë dhe vlerave.
Thirrja u drejtohet autorëve mbi moshën 18 vjeç, në gjininë e prozës dhe poezisë për fëmijë.
Aplikimi kryhet nga një botues i pajisur me licencë përkatëse, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.
Shuma e financimit për mbështetjen e procesit krijues të veprës, do t’i paguhet drejtpërdrejt botuesit.
Aplikimi fillon më datën 01.05.2025 dhe përfundon në datën 20.05.2025, ora
16:00.
Aplikimet me dokumentacion të paplotë, nuk do të merren në shqyrtim për fazën përzgjedhëse.
Aplikimet do të dorëzohen në formë të printuar, dorazi ose në rrugë postare, në zyrën e Protokollit të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit brenda datës 20.05.2025, ora 16:00, në adresën elektronike: [email protected] dhe atë postare: Rruga “Papa Gjon Pali II”, nr. 1010, Tiranë, Shqipëri.
Për informacione të mëtejshme, mos ngurroni të na shkruani në: [email protected]
