Je një autor/e nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja-Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Kroacia apo Sllovenia?
Ke publikuar një vepër letrare që nga viti 2024?
A dëshiron të jetosh dhe të krijosh për 2 muaj në zemër të Vjenës?
Apliko për programin prestigjioz: MQ Writer-in-Residence 2026
Një rezidencë ndërkombëtare për autorë, në zemër të MuseumsQuartier – një nga hapësirat më të mëdha kulturore në botë!
Afati i fundit për aplikim: 1 Korrik 2025
Qëndrimi: 2 muaj (zgjedh nga janari – dhjetori 2026)
Mbështetje financiare: 1.300 €/muaj + ndihmë për udhëtim
Dërgo aplikimin tënd në:
[email protected] dhe [email protected]
Prezanto veprën tënde në Austri. Lidhu me skenën letrare dhe kulturore të Vjenës. Jepi zë fjalës sate!
