Në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore, DRTK Korcë në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar dhe një nga shkollat e qytetit do të organizojnë një aktivitet ndërveprues kushtuar artit të ikonografisë dhe fjalës së shkruar. Ky aktivitet synon të sjellë procesin e krijimit të ikonave mesjetare, duke e parë jo vetëm si art, por edhe si gjuhë të shenjtë që flet përmes simboleve dhe ngjyrave. Nxënësit do të kenë mundësinë të mësojnë mbi teknikën e shkrimit të ikonave, rolin e ngjyrave, si dhe lidhjen e tyre me trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore. Në një hapësirë dialogu dhe krijimtarie, arti vizual dhe fjala e shkruar do të ndërthuren për të përcjellë mesazhin se trashëgimia kulturore nuk është vetëm kujtesë, por edhe frymëzim për të ardhmen.
25 shtator, Ora 11:00 tek Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar
