Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit 10352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”, i ndryshuar, Statutit dhe Rregullores së Brendshme të Institucionit, Cirku Kombëtar shpall:
Konkurimin për 4(katër) pozicione vakante, në profilin: Akrobat i dytë
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:
- a) Kandidatët duhet të jenë artistë solist me përvojë, aftësi, shprehi skenike dhe artistike.
- b) Të kenë aftësi praktike në elementet lëvizorë, në akrobacinë statike, akrobacinë dinamike, në përgatitjen e përgjithshme dhe speciale fizike.
- c) Preferohen studentë të dalë nga rradhët e Studios së Cirkut Kombëtar apo nga çdo studio apo shkollë cirku në Europë. Ky kriter nuk përjashton elementë të tjerë të talentuar që do të paraqiten për konkurim.
- d) Të mos kenë masë disiplinore për largim nga puna në fuqi.
- e) Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.
- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.
Kandidatët duhet të dorëzojnë fotokopje të dokumentacionit, si më poshtë:
- Jetëshkrim (CV)
- Fotokopje të dëftesës së Arsimit bazë ose të mesëm dhe listës së notave dhe/ose diplomë Bachelor dhe/ose Master (nëse ka) dhe listës së notave. Për dëftesat apo diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (Të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Çertifikatë familjare;
- Referencë (Rekomandim) nga punëdhënës të mëparshëm / bashkëpunëtorë / mësues.
- Adresën e saktë te vendbanimit, e-mail dhe kontakt telefonik;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
– Dokumentacioni i përcaktuar në pikat “g”, “h”, “i” dhe “j” duhet të jetë lëshuar jo më parë se 3 muaj nga momenti i aplikimit.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 13.06.2025, nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë zyrave të Cirkut Kombëtar, në adresën: Rr “Ded Gjo Luli”, Tiranë.
Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithë dokumentacionin e kërkuar, apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazës së mëtejshme të konkurimit.
AUDICIONI DO TË ZHVILLOHET NË DATË 16.06.2025, ORA 10.00, NË AMBIENTET E CIRKUT KOMBËTAR, NË ADRESËN: RR “DED GJO LULI”, TIRANË
- PROGRAMI I AUDICIONIT
Kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do t’i nënshtrohen procedurave të
testimit praktik të njohurive, sipas programit të mëposhtëm;
LEVIZORE
- Sparkat me këmbën e majtë
- Sparkat me këmbën e djathtë
- Ballore
- Ura të thella për shpatulla
- Ura të thella duke kapur thembrat
STATIKE (1)
- Demostrim vertikal mbi dy duar, 30 sekonda
- Demostrim vertikal mbi një dorë, 10 sekonda
- Demostrim horizontal mbi dorën e majtë, 10 sekonda
- Demostrim horizontal mbi dorën e djathtë, 10 sekonda
- Demostrim vertikal me kokë, 10 sekonda
STATIKE (2)
- Demostrim vertikal me këmbë të hapura nga poshtë
- Demostrim vertikal me këmbë të mbyllura nga poshtë
- Demostrim vertikal me këmbë të hapura nga lart
- Demostrim vertikal me këmbë të mbyllura nga lart
- Pompë vertikal
DINAMIKE nga vendi (1)
- Vertikal kapërdimje përpara me palosje
- Kapërdimje mbrapa, vertikal me kamzhik
- Kip me kokë
- Kip me kokë, 3 rradhazi
- Kip me kokë me palosje
DINAMIKE nga vendi (2)
- Fletë anash, majtas dhe djathtas
- Fletë perpara
- Fletë mbrapa
- Flik-flak nga vëndi
- Salto mbrapa
DINAMIKE me vrull (1)
- Fletë perpara me vrrullë, me një këmbë
- Fletë perpara me vrrullë, me dy këmbë
- Fletë perpara me vrrullë, me ndërrim
- Fletë me një me dy këmbë
- Rrandat temp
DINAMIKE me vrull (2)
- Fletë anash pa duar me vrrull
- Fletë përpara pa duar me vrrull
- Salto përpara me vrrull
- Rrandat flik-flak
- Rrandat flik-flak, 2-3 rrjesht
DINAMIKE me vrull (3)
- Rrandat salto
- Rrandat flik-flak salto
- Rrandat vind
- Rrandat flik flak pa duar
- Salto përpara rrandat flik-flak
PERGATITJE FIZIKE
- Ushtrime për bark në shkallë suedeze, 5
- Ushtrime për shpinë në stol, 20 djemtë/10 femrat
- Pompa në tokë, 20 djemtë/10 femrat
- Ulje ngritje shalë – përkulje me kërcim shalë-përkulje mbi stol, 20 djemtë/10 femrat
- Ushtrime për bark në tokë, këmbë duar , 20 djemtë/10 femrat
(Vlerësimi për çdo grup ushtrimesh si më lart do të jetë nga 1-10. Pikët minimale për kualifikim në çdo grup ushtrimesh do të jenë 4)
PERFORMANCA ARTISTIKE
- Paraqitja e 2 numrave solistikë
- Numrat duhet të jenë në profile të ndryshme
- Çdo numër duhet të zgjasë nga 2-5 minuta
- Profilet e kërkuara; akrobaci, ekuilibër, ajër, zhonglerizëm, kllounatë
(Vlerësimi për çdo numër të performancës artistike do të jetë nga 1-50. Pikët minimale për kualifikim 10 pikë/numër)
Shënim
Minimumi i pikëve për kualifikim është 56 pikë.
- VLERËSIMI I KANDIDATËVE
Vlerësimi i kandidatëve do të kryhet nga Komisioni i ngritur për këtë qëllim. Komisioni do të shqyrtojë dhe vlerësojë aplikimet dhe përgatitjen sipas kritereve të përcaktuara, programit dhe sistemit të pikëzimit të miratuar dhe të paraqitur në këtë shpallje.
- SHPALLJA E REZULTATEVE
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen për rezultatet nëpërmjet adresës së e-mail-it të paraqitur në dokumentacionin e aplikimit.
