Në mbështetje të Ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 570, datë 03.10.2018 “Për Këshillat Mbikëqyrës të Shoqërive Aksionare Shtetërore” dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.621, datë 10.10.2024 “Për miratimin e dokumentit të politikës “Agjenda Kombëtare e Reformave 2024–2027”, në kuadër të instrumentit të Bashkimit Evropian “Faciliteti për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor”, shpallim kandidaturën për Këshillin Mbikëqyrës në:
- ”Autoriteti Portual”, Durrës.
Në shoqëritë e sektorëve me rëndësi të veçantë (strategjike), në përbërje të tyre janë 6 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës, anëtarët emërohen nga aksionari i vetëm sipas një procedure përzgjedhjeje të bazuar në parimin e transparencës.
Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo “Master profesional” në shkenca juridike, ekonomike ose në shkenca specifike në varësi të profilit të shoqërisë;
- Të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e nje vepre penale;
- Të kenë eksperiencë pune mbi 5 vjet;
- Të kenë njohuri mbi Ligjin për tregtarët si dhe fushën e veprimtarisë së shoqërisë;
- Të mos kenë konflikt interesash me detyrën, në përputhje me detyrimet e legjislacionit në fuqi;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
Dorëzimi i dokumentacionit bëhet fizikisht pranë zyrës së protokollit në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si edhe në mënyrë elektronike në: [email protected].

Afati i aplikimit: 25 Qershor 2025