Kërko

Sanremo Junior 2024

Titulli: “Sanremo Junior 2024”

Kategoria: Konkurs muzikor

Qyteti: Sanremo

Organizator: Bashkia e Sanremos

Data e fillimit: 17.04.2024

Data e përfundimit: 17.04.2024

Titulli i Eventit: “Sanremo Junior 2024”

Organizator: Bashkia e Sanremos

Vendndodhja: Teatri i Operas Kazino dhe Teatri Ariston, Sanremo, Itali

Data: 17.04.2024

Përshkrim: Në kuadër të mbështetjes së talenteve të reja në fushën e muzikës, si dhe promovimit të suksesit të tyre në arenën ndërkombëtare, vendi ynë shpreh një interes të lartë në drejtim të marrjes pjesë në kompeticione social-kulturore përtej kufijve, duke nisur nga mosha më e vogël, për të vijuar rrugën e tyre në arritjet e cilësisë artistike elitare. Shfaqjet u realizuan në skenat e Teatrit të Operas Kazino dhe Teatrit Ariston në Saremo. Konkursi ndërkombëtar Sanremo Junior ka në fokus këngëtarë solist të moshës 6 deri në 15 vjeç, i cili zhvillohet nën kujdesin dhe patronazhin zyrtar të Bashkisë Sanremo. Në këtë aktivitet social kulturor, pjesëmarrja artistike është nga e gjithë bota, ku dhe MEKI, mbështeti pjesëmarrjen e artistes Kjara Ibraj, në këtë kompeticion, e cila u vlerësua me çmimin e vendit të tretë.

https://youtu.be/7_Dt0Y-AiO4