Raporti i OECD: Western Balkans Competitiveness Outlook 2024 thekson progresin e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në planifikimin e bazuar në risk, digjitalizimin, rritjen e kapaciteteve dhe bashkëpunimin institucional.
Arritjet kryesore:
- Zbatimi i platformës e-inspektimit dhe integrimi i saj me sistem të tjera;
- Fuqizimi i planifikimit të inspektimeve të bazuara në risk;
- Rritja e numrit të inspektimeve me 17.4%;
- Vlerësimi i riskut me përdorimin e AI nëpërmjet platformës “MIRA”, duke përmirësuar zbulimin e punës së padeklaruar me 30%;
- Programe të përmirësuara trajnimi për inspektorët e punës.
Pavarësisht zhvillimeve pozitive, nevoja për vazhdimin e investimeve në forcimin e kapaciteteve, digjitalizimi dhe bashkëpunimi institucional, mbeten kyç për forcimin e përputhshmërisë dhe përmirësimin e kushteve të punës në Shqipëri.
