Rankimi Evropian i Inovacionit- Renditja e Shqipërisë
Për herë të parë, Shqipëria është përfshirë në Rankimin Evropian të Inovacionit (European Innovation Scoreboard), duke u renditur si një vend inovator në zhvillim. Me një përqindje prej 41,7% krahasuar me mesataren e BE-së, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara në përmirësimin e performancës së kërkimit shkencor dhe inovacionit. Disa prej pikave të forta që kanë ndikuar në këtë rankim janë teknologjitë e lidhura me mjedisin, shitjet e produkteve inovative, inovatorët e produkteve, mësimi gjatë gjithë jetës dhe përhapja e arsimit të lartë në popullatë.
Një aspekt kyç për avancimin e inovacionit dhe teknologjisë në Shqipëri është arsimi profesional, veçanërisht në drejtimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Ky program është i disponueshëm në disa profile, duke përfshirë TIK, rrjete të dhënash, mbështetje për përdoruesit e TIK, programim, multimedia, dhe së fundmi edhe kodim. Në vitin shkollor 2024-2025, janë regjistruar 2,588 nxënës në këtë drejtim, të cilët ndjekin programet në 15 shkolla profesionale të vendit. Po ashtu, një staf prej 135 mësuesish ofron njohuri dhe aftësi për nxënësit në fushën e TIK. Një risi e vitit 2024 është programi i Kodimit, ku 1,832 persona kanë aplikuar, dhe 842 prej tyre kanë lidhur marrëveshje pune.
Një tjetër hap i rëndësishëm është krijimi i qendrës ndërkombëtare të teknologjisë digjitale “Tumo” në Piramidën e Tiranës, që ofron mundësi mësimi për fëmijët nga mosha 12 deri në 18 vjeç, duke ofruar mundësi për më shumë se 1,500 nxënës.
Në aspektin e eksporteve dhe shërbimeve të teknologjisë digjitale, Shqipëria ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme: nga 7 milion euro në vitin 2013, eksportet kanë arritur në 183 milion euro në vitin 2023. Ndërsa në vitin 2013 ishin vetëm 256 ndërmarrje të teknologjisë digjitale, sot ato numërojnë 4,175. Po ashtu, numri i të punësuarve në këtë sektor është rritur ndjeshëm, duke kaluar nga 998 punonjës në vitin 2013 në 14,974 në vitin 2023.
Një tjetër zhvillim pozitiv është krijimi i laboratoreve inteligjente në shkolla. Nga një situatë ku në vitin 2013 kishte vetëm disa klasa me kompjuterë të prishur, tani ka 340 laboratore inteligjente në shkolla dhe pritet që deri në vitin 2026 numri i tyre të arrijë në 985.
Këto të dhëna tregojnë përparimin e Shqipërisë në fushën e teknologjisë dhe arsimit profesional, duke krijuar mundësi për të rinjtë dhe zhvilluar sektorin e inovacionit. Megjithatë, ka ende shumë mundësi për të përmirësuar infrastrukturën dhe mbështetjen për bizneset dhe individët që duan të kontribuojnë në këtë fushë, duke krijuar një ekosistem më të fortë dhe më të qëndrueshëm për inovacionin dhe zhvillimin ekonomik.
Shumë qendra të tjera që ka të bëjnë me zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit në vend, janë të listuara si më poshtë:
Durana Tech Park – një qendër e re teknologjike dhe inovacioni, e cila synon të krijojë një ekosistem të favorshëm për bizneset e teknologjisë, startup-et dhe aktorët e inovacionit.
TEDA – Zonë Teknologjike e Zhvillimit Ekonomik me një regjim fiskal dhe doganor tepër lehtësues për ushtrimin e aktivitetit ekonomik dhe që nxit investimet vendase dhe të huaja, hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e të ardhurave, përshpejtimin e zhvillimit rajonal dhe zgjerimin e lidhjeve ekonomike të tregut kombëtar dhe ndërkombëtar.
S3 (Strategjia e Specializimit Inteligjent)– Strategjia S3 është një angazhim për një të ardhme ku njohuria, inovacioni dhe qëndrueshmëria do të udhëheqin zhvillimin e Shqipërisë nga viti 2025 deri në vitin 2030.
EDIH – Digital Innovation Unit do t’u ofrojë sipërmarrësve, start-up-eve dhe NVM-ve shërbime dixhitalizimi, trajnime teknologjike, mundësi rrjetëzimi dhe një hapësirë të dedikuar për të testuar idetë e tyre.
DIVA – Digital Valley Albania është e pozicionuar për të revolucionarizuar transformimin dixhital të NVM-ve duke integruar teknologji të avancuara si Inteligjenca Artificiale (AI) dhe Siguria Kibernetike në operacionet e tyre.
EU4INNOVATION – Program që synon të rrisë maturinë dhe ekspozimin e ekosistemit shqiptar të start-up-eve dhe inovacionit, si dhe aktorëve të tij.
CHALLENGE FUND– Program që synon të përmirësojë dhe diversifikojë mundësitë e financimit për start-up-et dhe NVM-të shqiptare, duke mbështetur zgjidhje inovative.
PLUG AND PLAY– Program që synon nxitjen e inovacionit duke lidhur sipërmarrësit, korporatat dhe investitorët në mbarë botën.
SMART & GREEN – Projekt për Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik dhe Rajonal, nxitjen e punësimit, arsimi dhe formimi profesional.
Aktivitetet e inovacionit në ndërmarrje
INSTAT ka kryer për periudhën referuese 2020-2022 vrojtimin mbi aktivitetet e Inovacionit pranë ndërmarrjeve me 10 ose më shumë të punësuar.
- Gjatë periudhës 2018-2020
aktiviteti i inovacionit u rrit me 6,3 % (nga 36,6 % në 42,9 %).
- Gjatë periudhës 2020-2022
*42,9 % e ndërmarrjeve të vrojtuara kryen një aktivitet Inovacioni
- Në sektorin e shërbimeve
+46% (rezulton aktiviteti i inovacionit më i larte)
- Ne sektorin e industrisë
+39.3%

- Ndërmarrjet në sektorin e industrisë shënojnë një rritje më të lartë në aktivitetin e inovacionit me
+7,2 %
- Ndërmarrjet në sektorin e shërbimeve shënojnë një rritje me
+ 5,0 % krahasuar me të dhënat e periudhës së mëparshme.
- Aktiviteti i inovacionit rezultoi më i pranishëm në grupin e ndërmarrjeve të mëdha
(me mbi 250 të punësuar) +66,5 %.
- Ndersa ndërmarrjet e vogla
(10-49 të punësuar) +7,4 % rritje.
Gjatë kësaj periudhe bizneset e vogla kanë zhvilluar produkte inovative më shpejt se ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha.
Krahasuar me të dhënat e vrojtimit të mëparshëm të aktivitetit të inovacionit në ndërmarrje me periudhë referuese 2018-2020, vihet re se rritja e aktiviteteve inovative në ndërmarrje, ka sjellë rritje në numrin e të punësuarve dhe shitjeve neto për ndërmarrjet që kanë rezultuar aktive në inovacion.
Shitjet neto të realizuara nga ndërmarrjet aktive në Inovacion eshte rritur me 2,2%
Numri i të punësuarve në këto ndërmarrje eshte rritur me 1,6 %.
Gjatë periudhës 2020-2022
25,6 % i të gjithave ndërmarrjeve zhvilluan inovacione të produkteve (mallra ose shërbime të reja ose të përmirësuara)
36,3 % zhvilluan procese biznesi të reja ose të përmirësuara
Në figurën më poshtë shpjegohen ndërmarrjet me inovacione të produkteve dhe proceseve në biznes sipas madhësisë së ndërmarrjeve, (%)

