Kërko

Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale

Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale (QKVT) është institucioni i vetëm shtetëror në Shqipëri që zhvillon veprimtari kombëtare në fushën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Që nga themelimi, QKVT ka organizuar festivale kombëtare dhe tipologjike, duke ndjekur kritere shkencore për të ruajtur autenticitetin e folklorit shqiptar.
QKVT organizon aktivitete, që i shërbejnë jo vetëm spektaklit, por ruajtjes së origjinalitetit të krijimtarisë popullore. 

Përmes veprimtarive QKVT synon të propagandojë, të ruajë e të transmetojë karakterin burimor të folklorit, si pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale.

Me fokus në ndërgjegjësimin për vlerat e kulturës popullore dhe angazhimin e brezave të rinj, gjatë vitit 2024, QKVT realizoi festivale tipologjike, promovime botimesh, panair, ekspozita, të cilat shërbyen si ura lidhëse midis të shkuarës dhe së ardhmes. 

Adresa: Rruga “Gëzim Erebara”, pranë pallatit nr. 31, Tiranë, Shqipëri.

Tel: 04 225 45 80