Kërko

Pyetje të Shpeshta mbi të Drejtën e Autorit

Ky seksion synon të informojë qytetarët mbi të drejtën e autorit, duke dhënë informacion të qartë dhe të saktë për grupe të ndryshme interesi, përfshirë mësuesit dhe studentët.

 

1. A lejohet përdorimi i përmbajtjes së mbrojtur me të drejtë autori në arsimin?

Përdorimi i krijimeve të mbrojtura është i ligjshëm në kontekst arsimor nëse respektohen disa kushte ligjore, si natyra e përdorimit, sasia e kopjuar dhe ndikimi në vlerën tregtare të veprës.

Përdorime që konsiderohen shkelje:

  • Kopjimi i veprës;
  • Vendosja e kopjeve në dispozicion të publikut;
  • Komunikimi në publik;
  • Krijimi i veprave të prejardhura;
  • Posedimi i kopjes pa leje;
  • Shitja, shpërndarja ose importi i kopjeve;
  • Ekspozimi i veprave pa autorizim.

Sipas Ligjit nr. 35/2016, neni 12, nuk mbrohen:

  • Idetë, teoritë, konceptet dhe zbulimet
  • Shpikjet, aktet ligjore, administrative dhe gjyqësore
  • Simbolet zyrtare të shtetit dhe organizatave publike (flamuri, vula, medaljet, etj.)
  • Mjetet e pagesës
  • Lajmet dhe informacioni i thjeshtë
  • Të dhënat dhe faktet e thjeshta

Sipas Ligjit nr. 35/2016, neni 8, mbrohen:

  • Krijimet e fjalës (shkrime, leksione, predikime, fjalime, programet kompjuterike)
  • Veprat dramatike dhe dramatiko-muzikore
  • Kompozimet muzikore me ose pa tekst
  • Krijimet koreografike dhe pantomimat
  • Krijimet audiovizuale (filma, veprat radiofonike)
  • Artet pamore (pikturë, skulpturë, grafikë, art dekorativ)
  • Arkitektura dhe projektet arkitekturore
  • Fotografia dhe veprat e ngjashme
  • Veprat e arteve të aplikuara dhe ilustrimet
  • Krijimet shkencore dhe hartografike

Sipas Ligjit nr. 35/2016, neni 60, një kontratë botimi duhet të përfshijë:

  • Afati i dorëzimit të dorëshkrimit nga autori
  • Afati i publikimit dhe shpërndarjes nga botuesi
  • Numri i kopjeve të autorizuara
  • Afati për botimin e tirazheve të ardhshme
  • Pronësia e dorëshkrimit dhe materialeve
  • Pamja dhe dizajni i veprës
  • Forma ekskluzive ose joekskluzive dhe territori i kontratës
  • Procedurat e kontrollit të tirazhit

Po. Sipas nenit 88 të Ligjit nr. 35/2016, programet kompjuterike mbrohen si veprë e fjalës nëse janë krijim origjinal individual. Ky term përfshin programet e aplikimit, sistemet operative dhe materialet përgatitore. Idetë dhe parimet e programit nuk mbrohen.

Sipas nenit 97, bashkautorët mund të jenë:

  • Regjisori kryesor
  • Skenaristi
  • Autori i dialogëve
  • Kompozitori i muzikës për veprën
  • Autori i përshtatjes së veprës
  • Drejtori i fotografisë

Tarifat janë të përcaktuara me Vendimin nr. 33, datë 18.01.2017, “Miratimi i tarifave për shërbimet e ofruara nga Drejtoria për të Drejtat e Autorit”.