Kërko

Programi i Formimit nëpërmjet Punës – Thirrje për Bizneset dhe Punëkërkuesit e papunë!

Je në kërkim të një mundësie për të zhvilluar aftësitë profesionale?

Je biznes dhe dëshiron të trajnosh vetë stafin tënd të ri?

Ka një zgjidhje për ju! Programi i Formimit nëpërmjet Punës ofron një mundësi unike për punëkërkuesit e papunë që duan të mësojnë në një mjedis pune dhe për bizneset që synojnë të krijojnë një ekip të trajnuar sipas nevojave të tyre.

Si funksionon?

– Trajnim në ambientet e biznesit për 4 muaj me mbështetje financiare.

– Subvencionim i plotë i pagës minimale për punëkërkuesin e papunë gjatë trajnimit.

– Mbështetje për punëdhënësin: nëse ofron punësim për të paktën 8 muaj pas përfundimit të trajnimit, programi mbulon edhe kontributet shoqërore dhe shëndetësore!

Një mundësi reale për punësim të denjë dhe zhvillim profesional!

Si të aplikoni?

-Për bizneset dhe punëkërkuesit:

Aplikoni lehtësisht në e-Albania:

“Aplikim për programet e nxitjes së punësimit”

“Aplikim për regjistrim si punëkërkues”

Për më shumë informacion, vizitoni www.puna.gov.al

Bashkohuni me këtë mundësi dhe investoni në të aftësimin profesional!