Kategoria: Dokumentar
Data: 13 Prill 2025
Ora: 18:00 – 19:30
Mbështetur nga: MEKI
Vendndodhja: Slow Mill (Milano)
Përshkrim: “Një udhëtim në Arbëri” është një dokumentar, një rrëfim për identitetin, rrënjët dhe qëndresën e arbëreshëve të Italisë, një komunitet i pakicës gjuhësore shqiptare i pranishëm në Italinë jugore.
Dokumentari, i drejtuar nga Alessandro Ferrantelli, u filmua tërësisht midis Siçilisë dhe Kalabrisë. Të pranishëm në premierë ishin edhe dy protagonistët: Arbër Agalliu dhe Lorik Cana.
