Kërko

PORTA DHE URA by Family Art Guides

Projekti “Trashëgimia që Flet” synon të krijojë një model bashkëkohor edukimi përmes kulturës, duke ndërthurur artin dhe trashëgiminë kulturore jomateriale me përdorimin e mjeteve digjitale. Ai fokusohet në zhvillimin personal, social dhe krijues të të rinjve, duke i përfshirë ata si aktorë aktivë në dokumentimin, interpretimin dhe promovimin e traditave. Përmes një qasjeje të bazuar në mësimin aktiv dhe krijimtarinë, pjesëmarrësit pajisen me njohuri mbi trashëgiminë jomateriale, tregimin vizual dhe realizimin e filmave të shkurtër. Aktivitetet zhvillohen gjatë një periudhe 6-mujore dhe ndjekin një proces të integruar: fillimisht organizohen laboratorë edukativë dhe workshop-e artistike për formimin e grupit të synuar; më pas realizohen takime ndërbreznore me bartës të trashëgimisë, artizanë dhe muzikantë popullorë, duke mundësuar njohjen e drejtpërdrejtë me praktika dhe dije tradicionale. Në fazën krijuese, të rinjtë prodhojnë filma të shkurtër dhe krijime digjitale me mbështetjen e mentorëve. Paralelisht, krijohet një arkiv digjital i aksesueshëm për publikun. Projekti përmbyllet me një event final për prezantimin e rezultateve, duke kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit kulturor, forcimin e identitetit dhe kohezionit social.

Shtëpia Studio Kadare & Agolli, Tiranë
1 Qershor, Ora 15:00