Në kuadër të aktiviteteve edukuese dhe argëtuese, në bashkëpunim me Qytezën e Fëmijëve dhe World Vision, do të organizohet aktiviteti “Pikturo Trashëgiminë”, i dedikuar fëmijëve .Ky aktivitet ka në qendër ndërthurjen e krijimtarisë artistike me njohjen e trashëgimisë kulturore. Fëmijët do të kenë mundësinë të vizatojnë dhe ngjyrosin monumente dhe elementë të trashëgimisë materiale dhe jomateriale, përmes skicave të para-përgatitura që përfshijnë: banesa monument kulture, muze, kisha, xhami, mozaikë, kostume tradicionale dhe vegla muzikore. “Pikturo Trashëgiminë” synon të krijojë një përvojë të këndshme dhe edukative, duke i afruar fëmijët me historinë dhe vlerat kulturore në një mënyrë të thjeshtë, krijuese dhe të kuptueshme për ta.
18 shtator, Ora 16:00 tek Qyteza e Fëmijëve
