Kalaja e Bashtovës shumë shpejt do të mirëpresë vizitorët, pas përfundimit të punimeve për konservimin dhe restaurimin e saj.
Ky monument i rëndësishëm i trashëgimisë sonë kulturore, i ndërtuar në shekullin XV nga venedikasit për të kontrolluar bregdeti dhe tregtinë e drithit, është restauruar përmes një sërë ndërhyrjesh të kujdesshme që synojnë ruajtjen e strukturës, zbulimin e historive të saj të fshehura dhe përshtatjen për një përdorim të qëndrueshëm në të ardhmen:
- restaurimi i mureve dhe kullave,
- përmirësimi i aksesit dhe kushteve të sigurisë,
- kërkime arkeologjike të detajuara,
- zhvillimi i një sistemi interpretues me multimedia interaktive,
- ngritja e një qendre moderne për vizitorët.
Kjo ndërhyrje u realizua në kuadër të programit EU4Culture, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
