PARKU ARKEOLOGJIK BYLIS
Parku Arkeologjik Bylis me sipërfaqe rreth 30 ha brenda mureve fortifikuese është një nga parqet më të bukur arkeologjike ku ndërthuren historia e lashtë e këtij qyteti në tërritorin e bylinëve ilirë, vlerat monumentale të arkitekturës publike dhe private dhe peizazhin e bukur duke dominuar luginën e lumit Vjosa.
Bylisi është një nga parqet arkeologjike më të gërmuara në Shqipëri ku përveç monumenteve antike spikatin sipërfaqet e shtruara me mozaikë të bazilikave paleokristiane.




