Kërko
amantia_resized_1000x668-2

PARKU ARKEOLOGJIK I APOLONISË

Rrënojat e qytetit antik të Amantias gjenden në kreshtën dhe rrethinat e kodrës, ku ndodhet fshati Ploçë. Lartësia maksimale e kodrës arrin 613 m mbi nivelin e detit. Ky qytet përmendet për herë të parë në burimet antike, në mesin e shek. IV p.Kr. Amantët janë të ftuar nga teorët e Delfit për të marrë pjesë në garat delfike prej vitit 220-189 p.Kr, krahas qendrave të tjera të rëndësishme të Ilirisë së Jugut dhe Epirit. 

Qyteti përjeton një lulëzim ekonomik dhe kulturor gjatë shek. III p.Kr, dhe duke filluar nga viti 230 p.Kr, pret monedhën e tij. Gjatë sundimit romak, në kohën e luftrave civile midis Cezarit dhe Pompeut, Amantët mbështesin Cezarin. Ajo përmendet në antikitetin e vonë si qendër e një peshkopate dhe nga kjo periudhë ruhen rrënojat e një bazilike paleokristjane. Amantia gjendet në listën e qendrave të rifortifikuara nga perandori i Bizantin Justiniani I (527-565).

Organizimi politiko-administrativ i saj është i ngjashëm me atë të qyteteve koloniale të Apolonisë dhe Epidamn-Dyrrakionit. Magjistrati kryesor ishte Prytani, ekzistonte gjithashtu një këshill i qytetit apo Bule dhe një sekretar këshilli. Qyteti kishte gjithashtu një agonotet, që kujdesej për organizimin e lojrave sportive.

Amantia ishte gjithashtu qendra administrative e bashkësisë së amantëve që shtrihej midis lumenjve Vjosë dhe Shushicë, ku bëjnë pjesë qendra të fortifikuar si Kanina, Triporti, Cerja, Armeni, Matohasanaj, Hadëraj dhe Olympe në Mavrovë. Monumentet më të rëndësishme që mund të vizitohen janë muri fortifikues, porta me qemer, stadium antik, tempulli i Afërditës, bazilika paleokristjane dhe varret monumentale në nekropolin verilindor. Gërmimet e para arkeologjike në këtë qytet antik kanë nisur në vitet 1950 nga arkeologët Hasan Ceka dhe Skënder Anamali.

Adresa: 

Tarifat e Biletave:
  • Biletë për turistët vendas dhe të huaj: 300 lekë;
  • Biletë grup +12: 200 lekë;
Oraret e Vizitueshmërisë:
  • E Hënë: Pushim;
  • E Martë – E Shtunë 09:00 -16:00;
  • E Dielë 09:00 -14:00;