Kërko

Novelat Grafike

Novelat grafike janë rrëfime artistike përmes imazheve dhe skenave sekuenciale, të ngjashme me fumetin, stripin dhe comics-in. Ato përbëjnë një nga gjinitë më të rëndësishme të artit bashkëkohor, që sot studiohet në universitetet më të njohura të botës dhe konsiderohet si element i rëndësishëm i komunikimit vizual.

Në vitin 2014, me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore (29 shtator), Ministria e Kulturës përmes Drejtorisë së Trashëgimisë Jomateriale dhe Rijetëzimit të Gjuhës Shqipe organizoi aktivitetin e parë “Narracioni i legjendave përmes novelave grafike”.

Ky ishte konkursi i parë i këtij lloji në Shqipëri, ku nxënës, studentë dhe artistë profesionistë e amatorë sollën legjenda, përralla dhe gojëdhëna shqiptare të shndërruara në novela grafike. Një element i veçantë ishte përdorimi i onomatopeve në shqip dhe narracioni në gjuhën shqipe standarde, dialekte ose gjuhë të pakicave.

Qëllimi kryesor: nxitja dhe edukimi artistik e gjuhësor i brezit të ri, duke lidhur trashëgiminë kulturore materiale e jomateriale me artin bashkëkohor.

Fituesit ndër vite

  • 2014 – Gerta Oparaku (I), Vehap Kokalari (II), Bora Baboci (III)

  • 2015 – Florian Bregu & David Kryemadhi (I), Gjergj Zhuka (II), Sara Trebicka (III)

  • 2016 – David Kryemadhi & Florian Bregu (I), Alida Boshnjaku (II), Gjergj Zhuka (III)

  • 2018 – Henri Dimo (I), Vilson Haxhiraj (II), Monika Dika (III)

  • 2019 – Artiol Hizri (I), Kleidi Domi (II), Adrian Engjelli (III), Rei Kerçova (IV), Ermal Mbrakulla (V)

  • 2020 – 2021 – David Kryemadhi, Florian Bregu & Ilir Topi (I), Henri Dimo (II), Betina Sharavolli (III), Iris Boshnjaku (IV), Bartolino Selamaj (V)

  • 2022 – 2023 – Alesia Zhuli (I), Rei Kerçova (II), Gea Qendro (III), Xhoen Hajdaraj (IV), Arta Mumajesi (V)

  • 2024 – Rei Kerçova (I), Gert Simoni (II), Melisa Koyun (III), Xhoen Hajdaraj (IV), Peter Duka (V)