Referuar ligjit nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, VKM nr. 531, datë 28.8.2019 “Për funksionimin dhe mënyrën e zhvillimit të veprimtarisë së QENDRËS Muzeore Berat”, Urdhrit të Kryeministrit nr. 133, datë 21.10.2019 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës të Qendrës Muzeore Berat”, si ligjit Nr. 7961, datët 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Qendra Muzeore Berat, shpall konkursin për pozicionin :
SPECIALIST BUXHETI – Kategoria e pagës IV – 2
- DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Organizon dhe bashkërendon sektorin financiar dhe të burimeve njerëzore.
- Kryen administrimin financiar të institucionit, menaxhimin e performancës financiare kundrejt buxheteve të miratuara.
- Harton projekt – buxhetin vjetor të institucionit.
- Ndjek përdorimin faktik të shpenzimeve buxhetore sipas zërave.
- Organizon dhe mban kontabilitetin e institucionit.
- Përpilon bilancin vjetor dhe zhvillon analizat përkatëse të llogarive të tij.
- Ndjek realizimin në kohë të shlyerjeve të detyrimeve të ndryshme si tatim taksa, sigurime shoqërore etj, në përputhje me VKM-të në fuqi.
- Ndjek dhe zhvillon procedurat e prokurimit publik sipas VKM-ve në fuqi
- Përpilon listëpagesat dhe evidencat statistikore sipas programit vjetor statistikor.
- Ndjek procedurat financiare me Drejtorinë e thesarit, Dega Berat dhe kryerja e rakordimit e realizimit të fondit buxhetor, nëpërmjet situacionit mujor dhe vjetor.
- Organizon dhe ndjek mbarëvajtjen e procesit të inventarizimit, si dhe sistemimin e diferencave që dalin gjatë këtij procesi.
- Vlerëson financiarisht thirrjet dhe dokumentacionin financiar të projekteve për të cilat është aplikuar.
- Krijon raporte financiare per institucionin në raport me ente shtetërore dhe aktorë të ekosistemit.
- Ndërton dokumentacionet standarte per dhënien e grantave sipas praktikave më të mira.
- Monitoron procesin e ofrimit të granteve.
- KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet universitare dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor” dega Financë;
- Të ketë mbi 3 vite përvojë pune në fushën e financës, kontabilitetit në sektorin publik dhe/ose në atë privat;
- Certifikimet dhe kualifikimet profesionale në fushën e finances, kontabilitetit dhe kuadrit ligjor përbëjnë përparësi;
- Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi;
- Të ketë njohuri të mira për kuadrin ligjor të administratës publike;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;
- Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve
- DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT:
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:
- Letër interesi për pozicionin;
- Fotokopje të dokumentit të identifikimit;
- Jetëshkrim i aplikantit (CV);
- Fotokopje të noterizuar të diplomës universitare dhe listës së notave (për diplomat e marra jashtë shtetit duhet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit);
- Fotokopje të noterizuar të Librezës së Punës (në të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vëtëdeklarim të gjendjes gjyqësore ose dëshmi penaliteti;
- Çdo dokumet tjetër që vërteton trajnime apo kualifikime në funksion të pozicionit të punës.
- Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
- Dokumentacioni duhet të dorëzohet me postë apo drejtpërsëdrejti në protokollin e Qendrës Muzeore Berat brenda datës 18 Korrik 2025.
- FAZA E VERIFIKIMIT DHE PROCEDURA SI DO ZHVILLOHET INTERVISTA
Konkurrimi të zhvillohet në 2 (dy) faza:
- a) verifikimi paraprak, i cili ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
- b) vlerësimi i teknik:
- për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, deri në 20 (njëzet) pikë;
- për intervistën me gojë, deri në 40 (dyzet) pikë;
- për vlerësimin me shkrim, deri në 40 (dyzet) pikë.
Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit të sipërcituar brënda afatit të përcaktuar në shpallje, sjell skualifikimin e kandidatit. Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni në adresën elektronike të Qendrës Muzeore Berat: [email protected]
