Në zbatim të Ligjit 10352, datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën”, i ndryshuar, si dhe kërkesave dhe procedurës së përcaktuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, shpall konkursin për pozicionin:
DREJTOR I GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE
Klasa e pagës II-1
*Afati për dorëzimin e dokumenteve 22.07.2025
Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:
- Drejtim Strategjik dhe Administrativ
- Harton planin vjetor dhe afatgjatë të zhvillimit të institucionit.
- Menaxhon buxhetin, burimet njerëzore dhe infrastrukturën e institucionit.
- Siguron transparencë dhe efikasitet në përdorimin e fondeve publike.
- Kujdes për Koleksionin Kombëtar
- Mbikëqyr ruajtjen, restaurimin dhe dokumentimin e veprave të artit.
- Promovon digitalizimin dhe aksesin e publikut në arkivat artistike.
- Funksion kryesor administrimin, mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e fondit kombëtar të arteve të bukura, studimin, kërkimin, konceptimin, projektimin, mbikëqyrjen, konservimin, restaurimin, promovimin, publikimin, konsulencën dhe bashkëpunimin me subjekte publike e private, shqiptare apo të huaja, në fushën e arteve të bukura.
- Programim Artistik dhe Edukativ
- Zhvillon ekspozita të përhershme dhe të përkohshme me vlerë historike dhe bashkëkohore.
- Zhvillon projekte edukative për shkolla, të rinj, komunitete dhe artistë të rinj.
- Ekspozimi i fondit, zhvillimi i aktiviteteve ekspozuese dhe hapja e ekspozitave të përkohshme rregullohen nga parashikimet e ligjit për artin dhe kulturën.
- Marrëdhënie me Publikun dhe Marketing
- Zhvillon fushata komunikimi dhe promovimi për të rritur pjesëmarrjen publike.
- Ndërton marrëdhënie me mediat, partnerët kulturorë dhe komunitetin.
- Bashkëpunim Kombëtar dhe Ndërkombëtar
- Nxit partneritete me institucione artistike dhe akademike në vend dhe jashtë.
- Përfaqëson Galerinë në rrjete, konferenca dhe evente ndërkombëtare.
- Përputhshmëria Ligjore dhe Raportimi
- Zbaton ligjet dhe udhëzimet për institucionet publike të artit dhe kulturës.
- Raporton në mënyrë të rregullt për performancën e institucionit
OBJEKTIVAT KRYESORE
- Forcimi i rolit të Galerisë si institucioni kryesor i artit në Shqipëri
- Të zhvillojë dhe të implementojë politika dhe programe që pasqyrojnë dhe promovojnë artin shqiptar dhe trashëgiminë kulturore.
- Të rrisë ndikimin institucional në skenën kulturore kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Mbajtja dhe zgjerimi i koleksionit kombëtar të arteve pamore
- Të sigurojë ruajtjen, restaurimin dhe konservimin e koleksionit ekzistues.
- Të shtojë koleksionin me vepra të reja të artistëve shqiptarë dhe të huaj, në mënyrë të planifikuar dhe të qëndrueshme.
- Zhvillimi i programeve ekspozuese dhe edukative cilësore
- Organizimi i ekspozitave që përfaqësojnë larmi artistike dhe që tërheqin audienca të ndryshme.
- Zhvillimi i programeve edukative për të rritur ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e publikut, sidomos të rinjve dhe komuniteteve lokale.
- Rritja e vizibilitetit dhe pjesëmarrjes publike
- Të rrisë numrin e vizitorëve në galeri përmes marketingut efektiv dhe aktiviteteve kulturore.
- Të forcojë komunikimin me publikun dhe media për të promovuar aktivitetet e Galerisë.
- Menaxhimi efikas dhe transparent i burimeve institucionale
- Administrimi i mirë i buxhetit, stafit dhe infrastrukturës.
- Sigurimi i raportimit të rregullt dhe transparencës në përdorimin e fondeve publike dhe donacioneve.
- Ndërtimi i partneriteteve dhe bashkëpunimeve strategjike
- Krijimi dhe forcimi i bashkëpunimeve me institucione kulturore kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Pjesëmarrja aktive në rrjete dhe projekte bashkëpunuese, duke rritur prestigjin dhe aksesin në burime të reja.
- Garantimi i përputhshmërisë ligjore dhe zbatimit të politikave kulturore
- Zbatimi i legjislacionit për institucionet kulturore dhe respektimi i standardeve ndërkombëtare në menaxhimin e institucioneve muzeale.
KUSHTET PËR KONKURRIM DHE KRITERET E VEÇANTA:
1.1 Kandidati duhet të plotësojë kushtet për konkurrim si vijon:
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore, që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.
KANDIDATËT DUHET TË PLOTËSOJNË KËRKESAT E POSAÇME SI VIJON:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në shkenca shoqërore/menaxhimi/art, kulturë;
- Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion, si edhe përvojë të konsiderueshme në drejtim dhe menaxhim në fushën e artit, si dhe në drejtimin e projekteve artistike;
- Të ketë përvojë në konceptimin dhe ekzekutimin e projekteve afatgjata në fushat e artit dhe të kulturës;
- Të ketë përvojë në menaxhimin e ekipeve dhe burimeve njerëzore;
- Të ketë përvojë në krijimin/vënien në jetë të strategjive financiare, me qëllim realizimin e projekteve;
- Të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe të tjera interesi, si dhe në ngritjen e fondeve prej burimeve të ndryshme – si të sektorit publik ashtu dhe privat dhe t’i dëshmojë ato;
- Të ketë aftësi të dallueshme komunikimi në ruajtje dhe zhvillim të kontakteve, brenda dhe jashtë institucionit, si dhe me partnerët vendorë e ndërkombëtarë;
- Të ketë përvojë në menaxhimin e programeve/nismave, në përputhje me politikat e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze. Gjuhë të tjera të huaja përbëjnë avantazh.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Jetëshkrim (CV);
- Letër e shprehjes së interesit;
- Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.
- Platformë për administrimin dhe promovimin e Galerisë Kombëtare të Arteve
FUSHA E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Njohuri mbi ligjin nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Njohuri mbi Ligjin nr. 10352, datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën”, i ndryshuar;
- Njohuri mbi Ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar;
- Njohuri mbi Ligjin nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Prezantimi i platformës për administrimin dhe promovimin e e Galerisë Kombëtare të Arteve.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të bëhet brenda datës 22/07/2024, pranë Zyrës së
Protokollit, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Adresa: Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë. www.meki.gov.al, e-mail: [email protected]
