Manastiri i Ardenicës ndodhet në kodrën e fshatit Kolonjë të rrethit të Lushnjës, mes një pylli me pisha dhe selvi. Manastiri është i tipit bizantino-ortodoks. Ky monument përbëhet nga Kisha e Shën Mërisë, Kapela e Shën Triadhës, konakët, mulliri i vajit, furra, stalla, etj. Në qendër të tij ndodhet kisha “Lindja e Shën Mërisë”, e cila është ndërtuar pjesërisht me gurë të sjellë nga Apollonia dhe gurë shtufi.
Në kuadër të projektit të restaurimit të Manastirit të Ardenicës do të kryhen ndërhyrjet si më poshtë:
Ndërhyrje konsoliduese në strukturën murale;
Restaurimi i dyshemesë;
Pastrimi i fugave përgjatë perimetrit të kishës;
Restaurim-trajtim i strukturës drusore;
Pastrim i fasadës nga patina biologjike;
F.V. dyer dhe dritare, etj.
Punimet do të kryhen kryesisht në konakët e Manastirit;
