Kërko

Një hap tjetër drejt transparencës dhe qasjes së lirë e të sigurt në informacion!

Së bashku me komisionerin, z. Besnik Dervishi, nënshkruam udhëzimin e përbashkët “Për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik” me qëllim miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura në Republikën e Shqipërisë.

Licencat, të unifikuara me standardet e Bashkimit Evropian (Creative Commons CC), do të garantojnë siguri juridike dhe lehtësi në përdorimin e të dhënave të hapura.

Të gjitha informacionet do të jenë të shoqëruara me licenca elektronike dhe të disponueshme në portalin kombëtar opendata.gov.al.

Një hap i rëndësishëm drejt inovacionit, transparencës dhe fuqizimit të komunitetit me akses në informacion të hapur.