Kërko

Një ditë ndryshe

20 Dhjetor, Ora12:00

Edukimi takohet me lojën!
Muzeu Historik Kombëtar, në bashkëpunim me Qendrën Komunitare Gonxhe Bojaxhi, do të zhvillojë aktivitetin “Një ditë ndryshe”.
Gjatë këtij aktiviteti, fëmijëve do t’u ofrohet një ditë e veçantë dhe argëtuese, ku do të mësojnë të krijojnë punime të ndryshme me letër, si: aeroplanë, topa, kripore dhe varka.
Po ashtu, ata do të marrin pjesë në lojërat “Mos u nxeh – Durrës” dhe “Mos u nxeh – Korçë”, të mundësuara nga CHwB Albania. Përmes këtyre lojërave, fëmijët do të kenë mundësinë të njihen me imazhet dhe elementët që identifikojnë trashëgiminë kulturore të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë.

Qendra Komunitare Gonxhe Bojaxhi- Bashkia Tiranë